Kishte vetëm pak kohë që kishte krijuar sërish kontakte me të ëmën, pas nëntë vitesh që nuk flisnin dhe tashmë Elton John është detyruar të ndahet përgjithmonë prej saj. Ai ka bërë të ditur se nëna e tij, Sheila Farebrother, ka ndërruar jetë.

70-vjeçari nuk ka folur me nënën deri në maj të këtij viti, kur i kishte ndrequr raporte.

Ai ka postuar një fotografi të të dyve në Instagram ku shkruan: “Jam shumë i trishtuar tu bëjë të ditur se nëna ime ndërroi jetë këtë mëngjes. E pashë vetëm të hënën e shkuar dhe jam shokuar. Udhë të mbarë nënë. Faleminderit për gjithçka. Do më mungosh shumë. Me dashuri, Elton”

Edhe në maj ai postoi një imazh të të dyve nga e kaluara duke festuar rilidhjen me Farebrother në Ditën e Nënës në Amerikë.

“Shumë i lumtur që u lidhëm prapë. Me dashuri, Elton”, kishte shkruar këngëtari në atë kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here