Rock grupi i njohur në mbarë skenën evropiane të rock muzikës, Loud n’Proud ka sjellë projektin e ri.

“I Want to Be Your Man” titullohet projekti i ri nga Loud n’Proud, që në përbërje e ka edhe kitaristin e madh shqiptar, por që vepron në muzikën evropiane, Elton Shtavica.

Shtavica është pjesë e grupit suedez prej kohësh, teksa artisti shqiptar e solli këtë grup edhe për performancë në vendin tonë.

Loud n’Proud performoi vitin e kaluar në HardhFest, ku shfaqën prej performancave më të mira në historinë e festivalit.

Ndryshe, kënga “I Want to be Your Man” është këngë nga albumi i ri i këtij grupi që pritet të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here